Një e moshuar me fat/ Shpëtoi mrekullisht pas 130 orëve nën rrënojat e tërmetit (foto)

11/02/2023 14:15

Një grua e moshuar është shpëtuar nga rrënojat pas 130 orëve nën rrënojat e tërmetit.

60-vjeçarja doli gjallë nga ndërtesa e shembur në Hatay të Antakyas.

Ümit Gülçiçek u shpëtua nga rrënojat, nga ekipet e shpëtimit të cilët vazhdojnë pandërprerë përpjekjet, dhe më pas iu dorëzua personelit shëndetësor.

“Ajo tha se kishte shumë etje dhe ishte shumë mirënjohës për ne”, tha një nga nga personat e ekipit.

Ata filluan punën pasi dëgjuan tingujt dhe morën masa për të shpëtuar gruan nën rrënoja.

“Nuk mbaj mend sa njerëz kemi shpëtuar që nga dita që kemi mbërritur, por jam shumë i lumtur. Jam shumë i lumtur që arritëm të hiqnim tezen në ditën e 6-të. Ne kemi qenë këtu me ekipin tonë që nga fillimi. Ne do të vazhdojmë përpjekjet e kërkim-shpëtimit edhe për disa ditë të tjera”, shtoi ai.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA