Mijëra viktima dhe ndërtesa të shkatërruara/ Deri më tani 12 të arrestuar për shembjen e ndërtesave në Turqi pas tërmetit tragjik

11/02/2023 17:00

Policia turke ka arrestuar 12 persona lidhur me shembjen e ndërtesave në provincat juglindore të Gaziantepit dhe Sanliurfës, pas tërmeteve të që goditën Turqinë e Sirinë.

Mediat lokale raportuan se të arrestuarit tashmë do të përballen me hetimet që prokuroria do të zhvillojë, por pritet që edhe shumë të tjerë të vihen në pranga.

Këtë të shtunë prokurori publik në Dijarbakër, një prej dhjetë provincave që u goditën nga tërmetet, lëshoi urdhër-arreste për 29 persona.

Ka pasur një valë të hetimeve të nisura nga prokurorët në provincat e goditura nga tërmeti, pasi mijëra ndërtesa tashmë janë kthyer në gërmadha. Ministria e Drejtësisë së Turqisë ka urdhëruar prokurorët në dhjetë provincat turke që të themelojnë “zyra hetuese për krime sa i përket tërmeteve”.

Të paktën 6 mijë ndërtesa janë shembur pas tërmetit 7.8 ballësh që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e 6 shkurtit. Nga ky tërmet kanë humbur jetën mbi 25 mijë persona, dhe kjo ngjarje ka nxitur zemërimin e publikut lidhur me kualitetin e dobët të ndërtimit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA