“Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik”/ Veliaj ironizon Berishën dhe Këlliçin: E ftoj të vijë sërish në 15 maj…

11/02/2023 15:03

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar ish-kryeministrin Berisha dhe kandidatij e tij Belind Këlliçi për protestën para godinës së Bashkisë së Tiranës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson: “Falenderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës – nga koha e kioskave në Lanë e parqe – Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë! Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik!
E ftoj të vijë sërish në 15 Maj ta falënderoj për garën!”

Sali Berisha, bashkë me aleatin e tij Ilir Meta, zhvilluan këtë protestë pas arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal, në aktakuzën e të cilit përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama. Protesta zgjati rreth dy orë dhe nuk pati incidente.

Top Channel