Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha të premten se Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në një postim në rrjetin Twitter ai tha se ka biseduar për këtë çështje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “Tani na duhet zbatimi për të siguruar përfitime të rëndësishme për të dyja vendet”, shkroi  Chollet.

Duke e shpërndarë postimin e Chollet, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, shkroi se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin plotësisht hapat e ardhshëm për propozimin evropian.”Ky përparim është i rëndësishëm për Kosovën pasi ne mbështesim integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike dhe ndërkombëtare”, tha ambasadori Hovenier.

Por Kurit iu kthye edhe njëherë cështjes së Asociacioniy, duke thënë se kurrë nuk ka qenë më e diskutueshme vlera e komunave kbi baza etnike, kundër të cilave ai vet tha se protestuar në vitin 2007. “Për këtë arsye Beogradi zyrtar me kaq nervozizëm kërkon Asociacion të tyre. Si zajdenicë komunash nisi edhe Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë.

Jam i bindur që këtë nuk e duan serbët e Kosovës, por jam i bindur që pikërisht këtë dëshiron Serbia”, insistoi ai, duke shtuar se Beogradi është në panik dhe kërkon t’i bashkojë sa më parë dhjetë kryetarë të komunave që udhëhiqen nga Lista Serbe, “të shpallin një president asociacioni e me të, të shkelin ministrin e Qeverisë së Kosovës që vjen nga radhët e komunitetit serb”.

Top Channel