“Kamza i del Zot Shqipërisë”/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, nisin marshimin drejt Kryeministrisë

11/02/2023 11:44

Pas pak nis protesta e thirru nga Sali Berisha, e cila do të mbahet në sheshin “Dëshmorët e Kombit” dhe para kryeministrisë.

Protestuesit kanë filluar të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, ku shumë prej tyre kanë ardhur nga rrethet.

Sikurse duket nga pamjet, një grup protestuesish mban në dorë një pankartë me mbishkrimin “Kamza i del Zot Shqipërisë”.

Nga sheshi “Skënderbej”, ata do të marshojnë drejt Kryeministrisë ku në orën 12:00 nis zyrtarisht protesta.

Top Channel