Një grup prej rreth 30 personash u mblodhën në Downing Street të Londrës për të protestuar kundër mungesës së perceptuar të ndihmës që viktimat siriane të tërmetit kanë marrë në krahasim me Turqinë.
Protestuesit mbanin në duar tabela që shkruanin “Jetët e Sirisë kanë rëndësi” dhe “Shpëtoni jetë tani”.
Një nga organizatorët, Mazen Gharibah, tha për BBC se përgjigja e Mbretërisë së
Bashkuar dhe e OKB-së ndaj Sirisë kishte qenë “e turpshme”.
Ai shtoi se ata po i kërkojnë qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të rrisë nivelin e tyre të mbështetjes financiare, por gjithashtu theksoi rëndësinë e të kujtuarit se ekipet lokale të shpëtimit kanë nevojë për pajisje.
“Të mos harrojmë se këto ekipe lokale të shpëtimit kanë anëtarë të familjes nën rrënoja, të cilët janë lënduar dhe plagosur”, tha njëri prej tyre.
Një tjetër protestuese, Tahlil Hakim, tha se tezeve të saj në Siri u është dashur të flenë në makinat e tyre sepse “kanë shumë frikë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre”.
“Ne kemi nevojë që qeveritë të dërgojnë ushqim dhe ndihmë”, thotë ajo.
Top Channel