Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrapez, njësia administrative Kolonjë, Bashkisë Lushnje.
Islam Kalliri 90 vjeç dhe bashkëshortja Qelibare Kalliri 80 vjeç janë gjetur pa shenja jete në banesë. Çifti i të moshuarve jetonin vetëm pasi djali ishte në emigracion dhe dy vajzat ishin të martuara.
Fqinjët njoftuan policinë pasi nuk i panë prej dy ditësh të dilnin nga shtëpia. Dyshohet se janë asfiskuar nga gazi i furnelës me të cilën ngroheshin.
“Folëm pardje në drekë tha mos kini merak. Babanë e kishim të sëmurë kemi një vit e ca. Prandaj më hapni derën, tentova të hy brenda nuk më le policia. Ne i kemi prindër dhe policia nuk më la të hy brenda ti shoh. Ata ngroheshin me gaz, e hoqën sobën e drurit”, tha vazja e tyre.
Ekpertiza mjeko-ligjore do përcaktojë shkakun e vdekjes së të moshuarve.
Top Channel