Flaka Loxha ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri 57 kilogramë në kampionatin e xhudos, European Open.
Xhudistja nga Kosova ka regjistruar kështu njërin prej sukseseve më të mëdha në karrierën e deritashme.
23-vjeçarja u përball në finale me bullgaren me përvojë Ivelina Ivilieva, por nuk ia doli të triumfojë dhe të sjellë medaljen e arit në Prishtinë.
Megjithatë edhe kjo medalje është një arritje e madhe për Flaka Loxhën, që konfirmon rritjen e saj. Gjithashtu Flaka Loxha konfirmon mban lart edhe flamurin e Kosovës në sportin e xhudos.
Flaka Loxha e nisi garën e saj në xhiron e dytë, ku mposhti belgen Eveline Delbaen. Më pas fitoi ndaj Angjela Samaxhiçit të Bosnjë-Hercegovinës dhe në gjysmëfinale triumfoi ndaj spanjolles Adriana Rodriguez Salvador.
Top Channel