Foto ilustruese

Një banesë është shkrumbuar nga flakët në fshatin Toç të Memaliajt, për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Ndërtesa e cila u përfshi nga flakët është në pronësi të 70-vjeçarit me iniciale H. H. Deri më tani dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e rrjedhje së bombulës së gazit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të situatës.

Njoftimi policisë:

Memaliaj/Informacion paraprak

Më datë 11.02.2023, rreth orës 16:05, në fshatin Toç, Memalij, ka marrë flakë dhe është djegur banesa e shtetasit H. H., rreth 70 vjeç. Dyshohet se flakët kanë rënë nga rrjedhja e një bombule gazi.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të situatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA