Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij nga protesta e PD tha se me aktet e tij Rama është treguar i pabesë ndaj aleatit më të madh të kombit shqiptar, SHBA-së.

Berisha i kërkoi Ramës të hiqte tanket që sipas tij ka në vilën e vet në Surrel pasi siç tha, idealet e këtij revolucioni shpojnë çdo blind.

Sali Berisha: Pas këtij akti të pabesë ndaj aleatit më të madh të kombit shqiptar, SHBA, Edi Rama nuk është më legjitim.Edi Rama, këtë ndërtesë e ke blinduar, në Surrel ke fituar tanket dhe autoblindat e ushtrisë.

Tani po të them që ato tanke, largoji nga Surreli, gjysmën çoji në Ukrainë, po nuk të lë Putini dhe Vuçiçi, sepse idealet tona, idealet e këtij revolucioni shpojnë çdo blind, asgjësojnë çdo tank. Mjerë ti!

Shqipëria shihet sot në mbarë botën si strofull e rrezikshme e korrupsionit, e krimit dhe drogës, vendi i një kryeministri që sikur të ishte aleat i Putinit, i korrupton zbuluesit më të rëndësishëm partnerit tonë kryesor.

Me këtë akt, duke korruptuar një nga njerëzit më të çmuar në fushën e sigurisë të vendit që ka bërë më shumë se çdo tjetër për lirinë e shqiptarëve, ti Edi Rama ka kryer një akt armiqësor, për të cilin Putini është gati të të varë në qafë dekoratën më të lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA