Berisha ndalet te ministria e Brendshme dhe te godina e PS: Kam një mesazh për socialistët e ndershëm

11/02/2023 14:48

Pasi mbylli fjalimin në podium në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Berisha iu drejtua parlamentit, ministrisë së Brendshme, bashkisë së Tiranës dhe godinës së PS.

Berisha e mbylli protestën  në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Socialiste, ku dha një mesazh për ata që i quajti ‘socialistë të ndershëm’

Kam një mesazh miqësor për të gjithë socialistët e ndershëm. I siguroj se aq sa ata kanë respekt për lirinë dhe votën e tjetrit, aq ka Sali Berisha për ta. Jam këtu për të thënë se kjo ndërtesë është kthyer në simbolin e së keqes nga Edi Rama, i cili me krimin dhe aktet e tij u ka shkaktuar shqiptarëve dramën më të madhe të historisë së vendit. Çfarë i lidh socialistët me ta, ata nuk mbrojnë interesat e tyre, por interesat e trafikantëve”, tha Berisha jashtë godinës së Partisë Socialiste.

Sali Berisha, bashkë me aleatin e tij Ilir Meta, njoftuan këtë protestë pas arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal, në aktakuzën e të cilit përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama.

Top Channel