SPAK merr në pyetje Gjiknurin/ Dosja hetimore për “Abuzimet me fondet në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan”

10/02/2023 15:07

Në fillim të gjithë paraqiten në SPAK si deklarues, por më vonë situata e tyre vështirësohet.

Edhe Damian Gjiknuri, ish-ministër i Energjitikës dhe Infrastrukturës, aktualisht deputet i PS dhe Sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie, ishte para prokurorëve antikorrupsion për të dëshmuar rolin e tij si funksionari që kallëzoi shpërdorimin e fondeve për aksin Tiranë – Elbasan.

Për ndërtimin e autostradës llogaritej një dëm prej 50 milionë dollarë. Por pika ku kërkojnë prokurorët lidhet me pagesën e një fature ekstra prej mëse 754  mijë dollarë që Shqipëria ja pagoi një firme greke në mbyllje të gjykimit në Arbitrazh, duke qenë se firma ‘Aktor’ paditi në Paris shtetin gjatë mosmarrëveshjeve.

“Hapur me bujë gjatë 2018 , skandali Tiranë- Elbasan kulmoi me arrestimin e ish-drejtorit të ARRSH, Dashamir Xhika dhe dy zyrtarëve të tjerë ndaj të cilëve në përfundim u pushuan hetimet, kurse gjykata urdhëroi gjetjen e fajtorëve”, tha deputeti Damian Gjiknuri.

Ka hapur dosjen që besohet se i shkaktoi shtetit një dëm, për të cilin nuk janë gjetur përgjegjësit.

Gjykata ka vërejtur në një vendimmarrje se SPAK duhet të zbulojë se kush e  shkaktoi dëmin mbasi kompanisë që ju miratua pagesa për punimet më pas ju bllokuan transfertat.

Top Channel