Ekzistojnë katër shtylla të një stili jetese për një zemër të shëndetshme dhe ato janë: konsumi i ushqimeve të shëndetshme, ruajtja e peshës së duhur trupore, të mos pini duhan dhe stërvitja e rregullt.
Si çdo muskul, zemra bëhet më e fortë nëse stërviteni në mënyrë të vazhdueshme.
Stërvitja fizike përmirëson aftësinë e zemrës për të pompuar gjak dhe oksigjen, në inde dhe organe.
Njëkohësisht, kur stërviteni forconi masën muskulare dhe ulni peshën e tepërt trupore, dy faktorë që reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiake.
Përveç kësaj, zemra juaj i përgjigjet ushtrimeve duke ndërtuar arterie dhe kapilarë të rinj.
Kjo parandalon sulmet në zemër, ul kolesterolin dhe ndihmon në rregullimin e niveleve të glukozës.
Çdo lloj aktiviteti fizik ofron përfitime shëndetësore dhe nëse keni vendosur të ushtroheni, AgroWeb.org ju sugjeron të provoni një nga ushtrimet më të mira për shëndetin e zemrës, të renditura më poshtë.
Vrapimi ju jep maksimumin për sa i përket rritjes së rrahjeve të zemrës dhe kryerjes së një stërvitje intensive në një periudhë të shkurtër kohe.
Nëse jeni të rinj në vrapim dhe dëshironi ta provoni, këshilla e AgroWeb.org është të filloni ngadalë dhe gradualisht. Këtu do të zvogëloni rrezikun e lëndimeve dhe do të ndërton gradualisht rezistencë fizike.
Kërcimi zakonisht është një aktivitetit fizik intensiv, i cili jep përfitime për shëndetin e zemrës tuaj.
Që nga zumba e deri tek baleti klasik, çdo gjë që ju bën të kërceni ndihmon.
Kërcimi ofron gjithashtu përfitime të tjera si përmirësimi i humorit, rritja e vetëbesimit dhe ndërtimi i marrëdhënieve shoqërore. Faktorë që lidhen gjithashtu me përmirësimin e shëndetit të zemrës.
Çiklizmi është një nga ushtrimet më të mira që mund të bëni për shëndetin e zemrës.
Është gjithashtu një opsion i shkëlqyer për ata që nuk mund ose nuk duan të vrapojnë. Ky aktivitet mund të rrisë rrahjet e zemrës po aq sa vrapi dhe irriton më pak nyjet dhe kyçet e këmbëve.
Edhe pse nuk është sekret që aktiviteti aerobik bën mrekulli për zemrën, një rutinë e stërvitore me pesha jep përfitime unike.
Trajnimi me pesha ka më shumë gjasa të ulë më shpejt masën dhjamore dhe rrit më shpejt atë muskulore, e cila lidhet me uljen e rrezikut të diabetit dhe të presionit të ulët të gjakut.
Për një shëndet optimal të zemrës, kombinoni ushtrimet me pesha dhe atë aerobik.
Sidomos nëse sapo keni filluar me stërvitjen tuaj ose keni një sëmundje ekzistuese të zemrës, ecja mund të jetë pikërisht ajo çfarë ju duhet.
Një aktivitet i lehtë dhe i mrekullueshëm nëse jeni i vjetër në moshë ose keni probleme me kyçet që iu ndalojnë vrapimin, sepse ecja ka ndikim të ulët tek gjymtyrët tuaj.
Edhe pse çdo lloj ecjeje do t’ju sjellë dobi, AgroWeb.org ju sugjeron që për përfitime më të mëdha të ecni sa më shpejt të mundeni./AgroWeb
Top Channel