Palestinezë protestojnë prishjen e ndërtesës së banimit në Jeruzalemin Lindor nga ushtria izraelite (fotot)

10/02/2023 19:44

Ushtria izraelite përdori gaz lotsjellës sot për të shpërndarë palestinezë që pas lutjeve të së premtes protestonin ndaj planeve izraelite për prishjen e një ndërtese banimi në lindje të Jeruzalemit, ku strehohen 13 familje palestineze.

Gjykata e lartë izraelite ka aprovuar një tjetër shtyrje për prishjen një fshati në territoret e pushtuara të bregut Perëndimor.

Autoritetet hebreje thonë se komuniteti Khan al-Ahmar, pranë një autostrade në Jeruzalemin lindor, duhet të “sheshohet pasi është ndërtuar pa leje nga Izraeli”.

Grupi nacionalist izraelit Regavim ka ngritur një padi për të detyruar zyrtarët të rrafshojnë fshatin, por rreth 200 rezidentët palestinezë kanë tërhequr vëmendje dhe mbështetje ndërkombëtare.

Qeveria hebreje tha se kërkon më shumë kohë për të vendosur fatin e Khan al-Ahmar, duke marrë shtyrjen deri më 1 maj.

Mediat vendase thonë se rrafshimi i shtëpive të komunitetit do të përshkallëzojë më shumë dhunën aktuale në konfliktin Izrael-Palestinë.

Kritikët thonë se sheshimi i komunitetit palestinez Khan al-Ahmar do t’i hapë rrugën zgjerimit të kolonive të reja izraelite në zonë, të cilat konsiderohen të jashtëligjshme nga OKB dhe komuniteti ndërkombëtar.

Izraeli ka qenë nën presion ndërkombëtar për shkatërrimet e banesave palestineze, teksa diplomatë të BE vizituan zonën më së fundmi në 30 janar.

FOTO GALERI
2/11
Autoritetet hebreje thonë se komuniteti Khan al-Ahmar, pranë një autostrade në Jeruzalemin lindor, duhet të “sheshohet pasi është ndërtuar pa leje nga Izraeli”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA