Joao Felix la Atleticon e Madridit pas përplasjeve me trajnerin Simeone dhe u huazua deri në fund të sezonit te Chelsea, megjithatë duke folur për trajnerin argjentinas u duk se nuk kishte aspak mëri.
Ai vlerësoi jo pak Simeonen, duke e cilësuar si një nga trajnerët më të mirë dhe duke pranuar se nën urdhrat e tij është përmirësuar ndjeshëm.
Në Spanjë shfaqen të sigurt që në verë Simeone do të largohet nga Atletico e Madridit dhe Joao Felix do të rikthehet sërish, megjithatë portugezi nuk duket kaq optimist.
“U bë shumë kohë që shkruhet se Simeone do të largohet në fund të sezonit, por më pas ai konfirmohet gjithmonë. Ndaj nuk besoj më asgjë nga këto. Nëse qëndron, është mirë, por nëse do të largohet, atëherë i uroj më të mirën”, u shpreh portugezi.
Top Channel