Familjarët e personave që ndodhen nën rrënoja presin me padurim nga ekipi i kërkim-shpëtimit që të nxjerrin të afërmit e tyre nga aty, raporton ekipi i Top Channel.
Gazetari Artur Bibe së bashku me operatorët ndodhet në Inskenderun të Turqisë, në një nga zonat eprekura të tërmetit, ku raportojnë pamje të familjarëve të mbledhur së bashku, ku të shqetësuar presin lajme të mira për të dashurit e tyre që ndodhen nën rrënoja.
Ata flasin komunikojnë me njëri-tjetrin dhe në telefon me familjarë të tjerë duke shpresuar për më të mirën.
“Janë familjarë të cilët kanë njerëz nën rrënoja, dhe presin me agoni të mësojnë të rejat e tyre, diskutojnë, flasin, nuk kanë shumë gjëra për të bërë, gjithsesi janë këtu, komunikojnë me njëri tjetrin, dhe janë të gjithë në telefon. Shpresojnë me agoni mbase diçka e mirë del dhe për ta, mbase i dashuri i tyre që gjendet nën rrënoja, del i gjallë nga andej”, tha Bibe.
Top Channel