Zbulohen detaje të tjera nga Epstein, tentoi të blinte pallat luksoz në Marok një ditë para arrestimit, vlera arrinte në 14.95 mln dollarë
Disa inspektorë të çuditshëm të punës në Spanjë, thanë se kërkesa e punësimit të Javier Marcos për dyqanin e tij, “diskriminonte si nga seksi ashtu dhe nga mosha”.
Rrjeti britanik TheGuardian shkruante se dyqanxhiu u gjobit prej tyre €7,501 për reklamën e shitëses ku cilësohej se kërkohej një “grua, mbi 40 vjeç”.
Marcos i cili drejton një dyqan të vogël perdesh në zonën Fort Pienc të Barcelonës, tha se donte të zëvendësonte punonjësen e tij e cila po del në pension, me dikë “me profil të ngjashëm”.
Por kërkesat duket se nuk përmbushnin kriteret e inspektorëve të qeverisë socialiste në pushtet.
Pronari dyqanit tha: “Nuk desha të diskriminoja ndaj askujt, unë vetëm desha të ofroj punë ndaj një kategorie personash që e kanë të vështirë tashmë të gjejnë punë”.
Marcos tha se kishte tërhequr reklamën e tij nga faqja e internetit kur ishte paralajmëruar nga inspektorët, por ata vijuan duke vendosur gjobën me arsyetimin se diskriminonte për moshën dhe seksin.
“Unë shpresoja të gjeja një punonjëse shpejt, por përfundova i gjobitur, me një shumë të madhe për një biznes kaq të vogël”, thotë Marcos.
Tesa pranonte se i duhet të paguajë, Marcos theksonte se qeveria e Katalonjës ka nisur një fushatë që nxit gratë të behen zjarrfikëse.
“Çfarë ndryshimi ka reklama e tyre nga e imja?” pyet Marcos.
Gjithashtu nuk është vendosur asnjë gjobë kur grupi i bareve në Barcelonë, Entrepanes Díaz kërkonte kamerierë mbi 50 vjeç.
Pronari Kim Díaz tha asokohe: “Desha kamerierë mbi 50 vjeç sepse e di që janë të shkëlqyeshëm se sepse shoqëria moderne po përpiqet t’i nxjerrë jashtë tregut të punës”.
Top Channel