Dyqanxhiu në Barcelonë gjobitet €7500 për reklamën ku kërkonte punonjëse ‘grua mbi 40 vjeç’ (fotot)

10/02/2023 17:49

Disa inspektorë të çuditshëm të punës në Spanjë, thanë se kërkesa e punësimit të Javier Marcos për dyqanin e tij, “diskriminonte si nga seksi ashtu dhe nga mosha”.

Rrjeti britanik TheGuardian shkruante se dyqanxhiu u gjobit prej tyre €7,501 për reklamën e shitëses ku cilësohej se kërkohej një “grua, mbi 40 vjeç”.

Marcos i cili drejton një dyqan të vogël perdesh në zonën Fort Pienc të Barcelonës, tha se donte të zëvendësonte punonjësen e tij e cila po del në pension, me dikë “me profil të ngjashëm”.

Por kërkesat duket se nuk përmbushnin kriteret e inspektorëve të qeverisë socialiste në pushtet.

Pronari dyqanit tha: “Nuk desha të diskriminoja ndaj askujt, unë vetëm desha të ofroj punë ndaj një kategorie personash që e kanë të vështirë tashmë të gjejnë punë”.

Marcos tha se kishte tërhequr reklamën e tij nga faqja e internetit kur ishte paralajmëruar nga inspektorët, por ata vijuan duke vendosur gjobën me arsyetimin se diskriminonte për moshën dhe seksin.

“Unë shpresoja të gjeja një punonjëse shpejt, por përfundova i gjobitur, me një shumë të madhe për një biznes kaq të vogël”, thotë Marcos.

Tesa pranonte se i duhet të paguajë, Marcos theksonte se qeveria e Katalonjës ka nisur një fushatë që nxit gratë të behen zjarrfikëse.

“Çfarë ndryshimi ka reklama e tyre nga e imja?” pyet Marcos.

Gjithashtu nuk është vendosur asnjë gjobë kur grupi i bareve në Barcelonë, Entrepanes Díaz kërkonte kamerierë mbi 50 vjeç.

Pronari Kim Díaz tha asokohe: “Desha kamerierë mbi 50 vjeç sepse e di që janë të shkëlqyeshëm se sepse shoqëria moderne po përpiqet t’i nxjerrë jashtë tregut të punës”.

FOTO GALERI
1/2
Marcos i cili drejton një dyqan të vogël perdesh në zonën Fort Pienc të Barcelonës, tha se donte të zëvendësonte punonjësen e tij e cila po del në pension

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA