Dy të vrarë nga sulmi terrorist me makinë në stacionin e autobusit në Jeruzalemin lindor (fotot)

10/02/2023 15:15

Një i mitur ishte mes dy të vrarëve sot në një sulm “terrorist” me makinë në një ndalesë autobusi në Jerusalem, ku disa të tjerë mbetën të plagosur dhe sulmuesi u ‘neutralizua’ më pas nga ushtria izraelite.

Të paktën shtatë njerëz u plagosën kur autori drejtoi makinën ndaj njerëzve që prisnin në stacionin e autobusit në kolonitë izraelite në lindje të Jeruzalemit, njoftonin zyrtarët.

Mes të plagosurve kishte dhe fëmijë e të rritur, dy prej të cilëve ishin në gjendje më të rëndë, njoftonin mediat izraelite.

Katër të plagosur u sollën në spitalin e Shaare Zedek në Jerusalem, ndërsa një i mitur dhe një i ri në të 20-ata humbën jetën.

Sulmuesi terrorist, i identifikuar nga mediat si Hossein Karaka, raportohet se është një 31-vjeçar i zonës Isawiya në lindje të Jerusalem.

Kryeministri Benjamin Netanyahu pak pas sulmit dha urdhrin për mbylljen dhe shembjen e shtëpisë familjare të Karaka, një praktikë që zbatohet shpesh ndaj palestinezëve që dënohen për krime ndaj Izraelitëve.

Ai tha në një koment: “Kam kryer një vlerësim sigurie dhe urdhëruar forcat të bëjnë arrestimet, të mbyllin e të shkatërrojnë shtëpinë e terroristit”.

Një oficer civil policia dhe të tjerë që erdhën në vendngjarje raportohet se qëlluan ndaj të dyshuarit.

Incidenti përshkruhej si “shumë i rëndë” nga mjekët që erdhën në vendngjarje, në koloninë izraelite Ramot, në lindje të Jerusalem.

Tensionët janë të larta në gjysmë e qytetit të aneksuar nga Izraeli, që praj vrasjeve të dhjetra palestinezëve në operacionet e ushtrisë izraelite në Bregun perëndimor dhe sulmit me thikë ku një palestinez vrau disa izraelitë më 27 janar në Jeruzalem.

Kolonite izraelite ne tokat e pushtuara palestineze konsiderohen te jashtëligjshme nga OKB e komuniteti ndërkombëtar, por kritikat nuk kane ndaluar zgjerimin e tyre nga Tel Avivi.

FOTO GALERI
1/7
Një i mitur ishte mes dy të vrarëve sot në një sulm “terrorist” me makinë në një ndalesë autobusi në Jerusalem

Top Channel