Dorëhiqet qeveria e Moldavisë, fajëson ‘krizën e shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë’ (fotot)

10/02/2023 18:10
Natalia Gavrilita

Qeveria pro-perëndimore e Moldavisë e drejtuar nga Natalia Gavrilita është dorëhequr sot, teksa ambasadori rus në vend u thirr më herët për të shpjeguar shkelje të supozuara të hapësirës ajrore të vendit nga Moska.

Zhvillimi vjen teksa dje presidenti ukrainas Zellenski tha se kishte ‘zbuluar’ atë që quante “një plan të inteligjencës ruse për shkatërrimin e Moldavisë”.

Qeveria moldave po dorëhiqet pas vetëm 18 muajsh në pushtet, pas një serie krizash ekonomike e politike që kanë përfshirë vendin, sipas zyrtarëve ‘prej sulmit ushtarak rus ndaj Ukrainës’.

Kryeministrja Natalia Gavrilita tha sot në konferencën e shtypit se “koha ka ardhur për mua të jap dorëheqjen”, ndërsa shtonte se “shumë kriza janë shkaktuar nga agresioni rus”.

Disa orë më herët qeveria kishte thirrur ambasadorin rus për protestë pasi një raketë ruse kishte shkelur hapësirën ajrore moldave.

Autoritetet në Moldavi thonë se Rusia po përpiqet të destabilizojë vendin, pak pasi presidenti ukrainas kishte ‘zbuluar’ atë që quante “një plan të inteligjencës ruse për shkatërrimin e Moldavisë”.

“Aktivitete subversive kundër republikës së Moldavisë janë identifikuar”, thuhej mes të tjerave të deklaratën e inteligjencës moldave.

Presidentja Maia Sandu, tha se kishte pranuar dorëheqjen e kryeministres Gavrilita, për të cilën tha se “drejtoi vendin me përgjegjësi dhe vëmendje”.

Ish-republika ruse me 2.5 milionë banorë ka probleme të rënda ekonomike, energjitike dhe inflacioni.

Rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë solli protesta të shumta në fund të vitit që shkoi, në vendin e vendosur në mes të Ukrainës e Rumanisë.

BE la pranuar kandidaturës e anëtarësimit të Moldavisë, por dy rajone separatiste pro-ruse moldave në Transdniestria, kundërshtojnë aderimin në bllok.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA