Bunkeri danez i ‘Luftës së Ftohtë’ hapet për herë të parë për publikun (fotot)

10/02/2023 19:14

I fshehur thellë në pyllin Rold në veri të Danimarkës, një bunker sekret bërthamor po hapet për herë të parë për publikun nga autoritetet.

Strehimi nëntokësor është i paprekur dhe duket sikur të kthen prapa në kohë, teksa autoritetet thonë se e kanë kthyer në muzeum “mes ringjalljes së frikës së luftës prej konfliktit në Ukrainë”.

Bunkeri ishte ndërtuar nga viti 1963 deri në 1968 me insistimin e komandës së NATOs, gjatë kohës së Krizës raketore Kubane me BRSS.

Ai supozohej të strehonte qeveritarët danezë dhe familjen mbretërore në rast lufte.

I fshehur mes pemëve, bunkeri qëndron thellë 60 metra nën një kodër gëlqerore, dhe supozohej të ishte “bastioni  fundit” i mbrojtjes, thotë drejtori i muzeumit Lars Christian Norbach për rrjetin AFP.

Bunkeri i vendosur rreth 400 kilometra larg kryeqytetit Kopenhagen, mbante furnizime për të strehuar autoritetet për rreth 30 ditë.

Historiania vendase Bodil Frandsen thotë se avancimet në fushën e bombave e armatimeve ndryshuan strategjitë e mbrojtjes dhe i bënë bunkerë të tillë të padobishëm.

“Bunkerët që kishim nuk mund të përballonin shpërthime shumë të mëdha kështu që do të na duhej diçka e re”, thotë ajo.

Bunkeri në fakt nuk u përdor asnjëherë dhe doli jashtë shërbimi në 2003 ndërsa u bë i njohur publikisht për herë të parë në 2012.

Duek ecur mes korridoreve të gjata të harkuara, vizitorët mund të shikjnë dhomat e caktuara për monarkët, sallën e konferencave të qeverisë apo dekorin dhe ndriçimin e ulët të viteve 1960-të.

FOTO GALERI
8/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA