99 orë nën rrënoja, 15-vjeçarja kërkoi gjatë shpëtimit të dëgjonte këngën e saj të preferuar (video)

10/02/2023 15:33

Zjarrfikësit e Antalias shpëtuan nga rrënojat 15-vjeçaren Ayfer dhe motrën e saj 13-vjeçare Fatma, 99 orë pas tërmetit në Kahramanmaraş.

Ayfer gjatë shpëtimit i kërkoi ekipit  t’i vendosnin këngën e saj të preferuar ‘Gül Beyaz Gül’ nga këngëtarja Zeynep Bastık.

Pasi u morën shenjat e jetës nga dëgjimi i tingujve sizmikë, ekipet u ndeshën me kohën dhe arritën në pikën ku ndodhej Ayfer duke hapur një korridor të gjatë në ndërtesë.

Gjatë shpëtimit 10 orësh, zjarrfikësit bisedonin vazhdimisht me vogëlushen dhe i bënin pyetje për ta mbajtur të ndërgjegjshme.

Ayfer përveç se ka dashur të dëgjojë këngën ‘Trëndafil i bardhë trëndafil”, ajo tha se i mungonte akullorja.

Zjarrfikësit i plotësuan dëshirën vajzës të dëgjonte këngën nga rrënojat duke biseduar me njëri-tjetrin. Zjarrfikësit i premtuan gjithashtu Ayferit se do të hanin akullore së bashku.

Brigada e zjarrfikësve të Antalias mori shenja jete nga motra e Ayferit, Fatma, në të njëjtën rrënoja. Të përqendruar në përpjekjet e shpëtimit, zjarrfikësit e shpëtuan Fatmën pas 101 orësh dhe ia dorëzuan ekipeve mjekësore.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA