Thirrje homofobike, ish-lojtari i Manchester United dënohet me 1.000 euro

09/02/2023 13:45

Komentet në ndeshjen e Champions League mes PSG dhe Manchester United në vitin 2019 i kushtojnë shtrenjtë ish-futbollistit, Patrice Evra.

Ky i fundit ishte duke ndjekur ndeshjen në tribunat e “Parc Des Princes” dhe pas kualifikimit të “Djajve të Kuq” nisi festën duke ofenduar PSG, por duke përdorur një gjuhë të cilësuar si homofobike.

“PSG ju jeni pede…, këtu ka burra”, ishte kori i nxitur nga Evra që detyroi dy organizata që mbrojnë të drejtat e LGBTQ+ të padisnin ish-mbrojtësin. Kështu, së fundmi gjykata tribunale e Parisit e shpalli fajtor Evra dhe tashmë francezi duhet t’i paguajë 1.000 euro organizatave përkatëse.

Një shumë më shumë simbolike dhe për të ndërgjegjësuar veprimet e një personazhi publik që duhet të japë një shembull ndryshe me Evra që e ka pranuar gjobën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA