Presidenti Begaj dënon sulmin me armë ndaj gazetarëve të “Fiks Fare”: Organet ligjzbatuese të ndjekin rastin!

09/02/2023 18:11

Presidenti Bajram Begaj ka dënuar sulmin me armë që iu bë gazetarëve të “Fiks Fare” pak ditë më parë Nikël të Krujës.

Nëpërmjet një reagimi të postuar në rrjetet sociale, Begaj u kërkon organeve ligjzbatuese të ndjekin me përgjegjshmëri të lartë këtë rast të dhunimit të fjalës së lirë, sikurse e cilëson kreu i shtetit:

“Mësova me keqardhje për kërcënimin me armë, ndalimin dhe dhunimin e ushtruar ndaj grupit të xhirimit të emisionit “Fiks Fare”, gjatë kryerjes së misionit të tyre hulumtues e denoncues në fshatin Nikël të Krujës.

Shpreh indinjatën mbi këtë akt të rëndë të dhunimit të punonjësve të medias, si dhe mbështes emisionin “Fiks Fare” në misionin, guximin dhe profesionalizmin që ka treguar në denoncimin publik të fenomeneve korruptive dhe dukurive që shqetësojnë shoqërinë shqiptare.

Inkurajoj organet ligjzbatuese ta ndjekin me përgjegjshmëri të lartë këtë rast flagrant të dhunimit të fjalës së lirë. Kërcënimi i jetës së gazetarëve në ushtrimin e detyrës nuk duhet të tolerohet në një shoqëri demokratike!”

Pasi faktun gërryerjen e paligjshme të lumit dhe marrjen e materialeve inerte në Nikël, gazetarët e “Fiks fare” u përballën me persona me armë, të cilët qëllonin drejt dronit. Pamje të tre personave të armatosur u transmetuan në emisionin investigativ Fiks Fare. Ata duke drejtuar armët qëndronin vetëm pak metra larg grupit të xhirimit,të pozicionuar në një vend që mezi dalloheshin.

Por jo vetëm aq, ndërkohë që gazetarët xhironin kamionët me inerte që dilnin nga lumi dhe prisnin ardhjen e policisë pas telefonatës që kishin bërë me Shefin e Komisariatit të Policisë Krujë, drejtë gazetarëve shkuan dy personat e parë të cilët urdhëruan gazetarët të ikin nga aty, sepse lumi është i tyre. Është në pronë të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA