Industria e përpunumit të qumështit ka paralajmëruar se pas 15 shkurtit nënpoduktet e qumështit të dhisë dhe deles do të shiten tek konsumatori nga 8-37 % më tepër, me justifikimin se një litër qumësht te fermerët po blihet 20 lekë më tepër.
Pas këtij njoftimi Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të nisë monitorimin e tregut dhe të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të qumështit, për të evidentuar nëse ekzistojnë shenja të marrëveshjeve të ndaluara, apo shkeljeve të tjera të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
“Autoriteti i Konkurrencës, vendosi ngritjen e Grupit të Punës për monitorimin e fabrikave të qumështit. Ligji “Për mbrojtjen e konkurrencës” ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, se shtrembërimin e konkurrencës në treg, si dhe veçanërisht marrëveshjet që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë çmimet e blerjes ose të shitjes”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Nëse nga Autoriteti i Konkurrencës faktohet se fabrikat e qumështit rrisin çmimi e bulmetit në mënyrë abusive ndaj këtyre ndërmarrje do të vendosë gjobë në masën deri në 10% të xhiros. Nga ana tjetër Industria e Përpunimit të Qumështit pretendon se janë baxhot informale ato që po e dëmtojnë tregun, konkurenca e padëmshme sipas tyre do të ndikojë akoma më keq në sektorin e blegtorisë.
“Këto kosto të shtuara kanë ardhë si rezultat i rritjes së çmimi të lëndës së parë. Ne si sektor jemi vetëm 15 % i formalizuar ndërsa 85 e sektorit është totalisht në informalitet. Pjesa që është formale dhe që punon në përputhje metë gjitha ligjet që ka republika e Shqipërisë është e gatshme për çdo lloj kontrolli apo hetimi sepse aty janë faktet”, tha Donajaldo Hoxha.
Por kjo nuk është hera e parë që çmimi i bulmetit në treg rritet në mënyrë të organizuar nga industria. Të dhënat në INSTAT tregojnë se inflacioni vjetor i nëngrupit qumësht, djath, vezë në dhjetor të 2022 arriti nivelin rekord prej 25.4%, duke bërë që një kilogram gjalp lope konsumatorit t’i kushtojë 1.400 lekë, çmim ky i papërballueshëm për familje shqiptare.
Top Channel