Hekurudhat çeke testojnë trenin e ri francez të shpejtësisë së lartë (fotot)

09/02/2023 18:55

Një tren i ri dy-katësh i shpejtësië së lartë, i prodhuar nga kompania franceze Alstom ka mbërritur sot në Republikën çeke për të nisur testimet.

Mediat vendase thonin se treni Avelia Horizon do të kryejë disa muaj testime në linjën lindore të Pragës, gjatë testimeve nga Institutit Kërkimor të Hekurudhave çeke.

Instituti tha se ishte “i nderuar” që i ishte besuar testimi por refuzonte të jepte më shumë detaje.

Operatori francez i hekurudhave SNCF tha se treni dy-katësh vetëm do të kryjë testimet në Çeki pasi do të prezantohet në Francë në shtator, ku pritet të kryejë linjat Paris, Lion e Marseille duke nisur nga viti 2024.

Treni mund të mbaje deri në 740 pasagjerë, është 202-metra i gjatë dhe mund të udhëtojë me shpejtësi deri në 320 kilometra.

SNCF thotë se ka porositur te prodhuesit 115 trena Avelia Horizon me një vlerë prej $3.5 miliardë, 100 prej të cilëve do të udhëtojnë në linjat kombëtare dhe 15 në transportin ndërkombëtar.

Prodhuesit Alstom po përdorin në testime linjat çeke që lejojnë shpejtësi deri në 230 kilometra në orë, siç ka bërë dhe në 2008 kur testonte trenat AGV që përdoren nga hekurudhat italiane.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA