Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll
Jose Raphael Solano Landaeta ka pretenduar se ka vrarë me goditje shpate Karino Castro – nënën e fëmijës së tyre një-vjeçar – në “vetë-mbrojtje”, edhe pse autoritetet lokale kanë hedhur poshtë versionin.
Gruaja e ndjerë ishte gjetur me kokë thuajse të prerë pas sulmit shokues të mesditës, në qytezën e San Carlos, në Kaliforni, në shtator 2022.
Mediat lokale thonin se në shtëpi u gjetën dy fëmijë të vegjël një dhe shtatë vjeçarë të cilët “kërkonin nënën e tyre”, pasi Karino Castro ishte vrarë me prerje koke nga Jose Raphael Solano Landaeta gjatë incidentit të tmerrshëm.
Solano u arrestua nga policia e Kalifornisë pak pas sulmit.
Dyshja ishin në një lidhje prej disa muajsh, por kishin pasur dhe më parë raportime dhe ankesa për dhunë e konflikte shtëpiake.
Rrjeti vendas NBC, tha se Solano “kishte një të kaluar kriminale dhe probleme me shëndetin mendor”, ndërsa viktimës i ishte dhënë më parë një urdhër mbrojtjeje ndaj të dyshuarit disa muaj para se të humbiste jetën.
Në një intervistë nga qelia e tij për rrjetin ABC7, autori dyshuar tha se kishte vepruar “për vetëmbrojtje”.
Ai i tha intervistuesit Dan Noyes: “Ajo doli nga makina Volkswagen me një thikë në dorë dhe po marshonte drejt tij. Ai thotë se harkoi shpatën për vetëmbrojtje”.
Por prokurori i San Mateo, Steve Wagstaffe hidhte poshtë pretendimet.
Wagstaffe tha: “Nuk kemi asnjë raportim që Castro ishte e armatosur me thikë dhe askush nuk e ka parë me thikë në dorë, aq më pak ta përdorte”.
“Ai pretendon vetë-mbrojtje ndaj një vajze që ishte sa çereku i masës së tij trupore”, tha prokurori për rrjetin Insider.
Gjyshja e të akuzuarit Danielle Gannon, tha se është diagnostikuar me “skizofreni” dhe me siguri këtë do ta përdorë si justifikim për sjelljen.
Data e gjyqit ende nuk është caktuar.
Top Channel