Banesa mori flakë për shkak të rrjedhjes së gazit, humb jetën 92-vjeçari në Fushë Krujë
09/02/2023 14:52
Një i moshuar humbi jetën në rrethana tragjike sot në Fushë Krujë.
Sic njofton policia rreth orës 13:30, në lagjen “Punëtori”, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë, ka rënë zjarr në banesën e 92 vjeçari.
Për pasojë, i moshuari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
“Fushë Krujë/Informacion paraprak; Rreth orës 13:30, në lagjen “Punëtori”, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. A., 92 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”- njofton policia.
Top Channel