Deri në minus 22 gradë, kanë mbërritur të mërkurën në Qafën e Thores në Shkodër, duke sjellë akull dhe ngrica në rrugën drejt pikës turistike të Thethit.

Borëpastrueset janë duke punuar për pastrimin e rrugës por kërkojnë nga turistët që domosdoshmërisht të jenë të pajisur me zinxhirë.

E njëjta situatë është edhe në Kelmend të Malësisë së Madhe, ku temperaturat në Vermosh shënuan -16 gradë. Rrugët janë të hapura, por këshillohet kujdes nga ngricat.

Ndërkohë, në Pukë termometri nën zero, ka sjellë ngrirjen e liqenit në qytet, prandaj bashkia kërkoi nga banorët që të mos provojnë aventurat në akull pasi mund të rezultojnë të rrezikshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA