Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë dhe anasjelltas, qytetarët duhet të paguajnë 200 lekë më shumë Një 75 vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në bulevardin Zhan Dark.
Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit 23 vjeçarin Marjol Aliko.
Pas verifikimit të kushteve të aksidentit dhe testimit me Aquilascan rezultoi se 23 vjeçari drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Ai u vu në pranga me akuzën “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Përdorimi i lëndëve narkotike në drejtimin e mjetit po kthehet në fenomen sidomos në kryeqytet. Vetëm gjatë vitit të kaluar nga kontrollet periodike të policisë me aparaturën Aquilascan, policia e Tiranës ka arrestuar 68 persona që janë kapur të droguar në timon.
I lartë vijon të jetë dhe numri i personave të kapur nen efektin e alkoolit. Gjatë vitit të kaluar janë proceduar 594 persona për “drejtim mjeti në gjendje të dehur” dhe 534 persona për “drejtim mjeti pa lejedrejtimi”.
Top Channel