Pedofili vret veten në gjykatë pas vendimit, duke pirë nitrit natriumi (fotot)

08/02/2023 21:50

Lëngu i konsumuar nga një pedofil në Texas para se të vdiste nga helmimi, pak pas dhënies së verdiktit të fajit vitin e kaluar, u përcaktuar se ishte nitrit natriumi, njoftonin mjekët ligjore që klasifikuan vdekjen e tij si vetëvrasje.

57 vjeçari Edward Leclair, vdiq gjatë gjyqit në Denton, Texas, ku u shpall fajtor për pesë akuza abuzimi seksual.

Teksa lexohej verdikti ai piu nga një shishe uji ku kishte një lengj në ngjyrë të bardhë.

Mjeku ligjor i Tarrant tha për rrjetin Daily Mail se Leclair kishte vdekur i vetëvrarë nga efekti i nitritit të natriumit, lënda kristaline e njohur ndryshe si nitrit sode.

Prokurori i Denton, Jamie Beck  CNN se në kohën e vdekjes së Leclair, një hetues kishte parë Leclair të pinte lëngun para se të shoqërohej drejt qelisë.

Rrjeti WFAA shkruan se të pranishmit u çuditën kur i akuzuari piu nga shishja që kishte, por menduan se ishte “mënyra e tij për të përballuar verdiktin e fajësisë”.

Më vonë avokati tha se Leclair, ishte gjetur pa ndjenja në qeli.

“Pak pasi arriti në qeli, ai nisi të villte dhe u thirrën shërbimet e emergjencës”, tha avokati Mike Howard.

Howard shtoi se Leclair “kishte pirë gjatë nga shishja” teksa dëgjonte verdiktin, por avokati nuk e dinte çfarë kishte në shishe.

Kamerat e sigurisë së burgut të Denton County tregonin se Leclair kishte blerë shishen atë mëngjes, shkruan New York Times .

Teksa juria u tërhoq rreth tre orë për të marrë vendimin, hetuesit besojnë se në këtë kohë pedofili ka hedhur kimikatin në shishe.

Howard tha për The Times se kur Leclair kuptoi se mund të përballej me deri në 100 vjet burg “kishte marrë vendimin momentin e fundit.”

Nitriti i natriumit (anglisht: Sodium nitrite) është një agjent oksidues që përdoret i përzier në ruajtjen e ushqimeve si për shembull mishi, por vret shpesh njerëz duke shkaktuar tension të ulët të gjakut dhe duke reduktuar oksigjenin në trup.

Ish aktori amerikan Matthew Mindler vrau veten në 2021 me një shishe nitrit natriumi që kishte blerë për $15 në rrjetin Amazon kur ishte 19 vjeç.

Aktorja e serialit “Empire” Lindsey Pearlman, gjithashtu kreu vetëvrasje në moshën 43 në të njëjtën mënyrë në shkurt 2022, sipas mjekëve ligjore të Los Angeles.

Në tetor të vitit të shkuar familjet e dy adoleshentëve të vetëvrarë në mënyrë të tillë paditën rrjetin e shitjeve Amazon, duke e akuzuar si shitës online të mjeteve të vetëvrasjes për fëmijë e adoleshentë.

“Është ndryshe të shesësh litar, thika apo pajisje të tjera që përdoren për vdekjen, pasi në asnjë shtëpi nuk përdoret nitrit natriumi me atë nivel pastërtie (98-99%) që ti ta shesësh,” thuhej në padinë e familjeve.

Rrjeti eBay ka ndaluar shitjen e këtij kimikati prej vitit  2019. Në disa vende ky helm shitet i përzier me kripë, i etiketuar si “prezervues ushqimi”.

FOTO GALERI
3/5
Nitriti i natriumit (anglisht: Sodium nitrite) është një agjent oksidues që përdoret i përzier në ruajtjen e ushqimeve si për shembull mishi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA