Një 56 vjeçar i shpallur në kërkim për dhunë në familjë u kap nga policia në Tiranë.
Qerim Shoshari, banues në Tiranë, ishte i dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 8 muaj burgim.
Një tjetër person është arrestuar në Tiranë. 58-vjecvari K. K., u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit.
Ndërkohë një 24-vjeçare është në ndjekje penale. K. Sh., publikoi një video në të cilën shfaqet e veshur me uniformën me simbole të Policisë së Shtetit. Ajo akuzohet për veprën “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Një sherr mes disa personave të mitur ka ndodhur në Tiranë. Policia ka shoqëruar dy adoleshentët 15 dhe 16 vjeç, pasi në rrugën “Mine Peza”, janë konfliktuar me një bashkëmoshatar të tyre, i cili si pasojë e konfliktit është dëmtuar, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
“Tiranë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Arrestohet drejtuesi i automjetit që aksidentoi një 75-vjeçare, e cila për shkak të dëmtimeve, ndërroi jetë në spital, ditën e djeshme. Pas testimit me aparatin AquilaScan, drejtuesi i automjetit ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. A., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 16:00, duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Zhan D’Ark”, ka aksidentuar shtetasen D. K., 75 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila më pas ka ndërruar jetë, në spital. Pas testimit me aparatin AquilaScan, ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi M. A., ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. — Specialistët e Seksionit të Kërkimit kapën shtetasin në kërkim Qerim Shoshari, 56 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. K., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit. — Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasen K. Sh., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi në rrjetet sociale është publikuar një video në të cilën shfaqet kjo shtetase e veshur me uniformën me simbole të Policisë së Shtetit. — Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 po punojnë për kapjen dhe shoqërimin e 2 shtetasve të mitur, 15 dhe 16 vjeç, pasi në rrugën “Mine Peza”, janë konfliktuar me një bashkëmoshatar të tyre, i cili si pasojë e konfliktit është dëmtuar. Aktualisht i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas njoftimit të plotë të policisë.
Top Channel