Burri i varrosur në rrënoja pranë gruas së vdekur shpëtohet pas dy ditësh në tërmetin e përbindshëm Turqi-Siri (fotot)

08/02/2023 15:22

Një bashkëshort i varrosur nga rrënojat pranë gruas së vdekur është shpëtuar sot 48 orë pas tërmetit të tmerrit në Turqi e Siri, teksa numri i viktimave tragjike ka kaluar tashmë 11,000.

Pamjet nga skena e shpëtimit në qytetin turk Hatay tregonin burrin e bllokuar mes shtresave të betonit pranë trupit të pajetë të bashkëshortes.

Teksa grupet e shpëtimit ndriçuan një elektrik ndaj burrit, i cili quhet Abdulalim Muaini – ai shihet duke zgjatur dorën drejt tyre.

Muaini u nxorr më pas jashtë rrënojave bashkë me trupat e pajetë të gruas dhe dy vajzave të tij. Atij iu dha ndihmë mjekësore atyre pranë trupave të shtrirë të bashkëshortes Esra, dhe bijave Mahsen e Besira, të mbështjella me batanije.

Zyrtarët thonë se 8,574 njerez kanë humbur jetën deri tani në Turqi dhe 2,662 në Siri nga tërmeti i të hënës me magnitudë 7.8, në një numër total aktual viktimash prej 11,236 – që e bën ngjarjen sizmike më vrasëse në botë prej të paktën një dekade.

Një djalë sirian në zonën Iskenderun të Hatay, u filmua sot brenda ndërtesës së shembur ku është bllokuar, teksa shprehej se nuk ishte i sigurtë nëse do të dilte gjallë.

I bllokuari fliste nga brenda fatkeqësisë së tij: “Nuk e di nëse do të vdes, nuk di si ta përshkruaj këtë ndjenjën e të bllokuarit nën rrënoja”.

Zëra të tjerë njerëzish dëgjoheshin pranë tij, me gjasë familjarë të tjerë të bllokuar.

“Jemi të bllokuar nën tërmet. Nënë, a je mirë? Më thuaj që je futur diku. Në ndihmoni!”, tha më tej i bllokuari, sipas rrjetit Al Jazeera.

Shpresat për të tjerë të shpëtuar reduktohen me kalimin e orëve teksa temperaturat e akullta dhe vijimi dridhjeve po pengojnë përpjekjet e shpëtimit.

“Jemi në orën e 55’të të tërmetit. Përpjekjet e shpëtimit janë intensive e delikate”, tha Murat Kurum, ministri turk i mjedisit e urbanizimit, se selinë agjencisë së katastrofave.

Ndërsa për Mesut Hancer, rezident i qytetit turk të Kahramanmaras, pranë epiqendrës, ishte tepër vonë. Ai mbante dorën e bijës së tij të vdekur Irmak në rrënoja.

FOTO GALERI
2/16
Trupa viktimash para spitalit te Hatay

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA