24/12 23:26
Një baba i dëshpëruar që mban dorën e vajzës së tij të vdekur nga tërmeti në Turqi ka thyer zemrat e të gjithëve.
I ulur dhe i kërrusur në rrënoja, Mesut Hancer mban në dorë 15-vjeçaren Irmak ndërsa ajo shtrihet në shtratin e saj nën pllakat e betonit, dritaret e thyera dhe tullat e thyera që dikur ishin apartamente.
Epiqendra e tërmetit të parë ishte Kahramanmaraş, i cili shtrihet në Turqinë juglindore.
Tërmeti i fuqishëm 7.8 ballë u pasua disa orë më vonë, nga një tërmet të dytë të fortë me magnitudë 7.7 ballë.
Tërmeti në Turqi dhe Siri ka sjellë mbi 5 mijë viktima, mijëra në qiell të hapur dhe të tjerë që presin me padurim të ribashkohen me familjarët e tyre.
Top Channel