Një 23-vjeçar ka aksidentuar për vdekje një grua, ende të paidentifikuar, në bulevardin Zhan D’Ark të Tiranës.
I riu me iniciale M. A., me automjet ka përplasur viktimën, e cila fillimisht u dërgua në spital e më pas policia njoftoi se ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi policisë:
1-Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.02.2023, në orën 16:00, në bulevardin Zhan D’Ark, shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
2-Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasja e dëmtuar, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel