Revista satirike franceze Charlie Hebdo ka ndjellë dënesë e zemërim sot për një karikaturë ku në mënyrë të habitshme bënte humor me mijëra viktimat e tërmetit shkatërrimtar në kufirin Turqi-Siri.
Revista satirike është njohur më parë për karikatura të kontestueshme, teksa kësaj radhe është përçmuar globalisht për postimin e saj në rrjetin Twitter.
Në atë që quan “Karikatura e Ditës”, tregohen ndërtesat e shembura të tërmetit në Turqi e Siri, dhe një makinë të përmbysur mes tyre, me diçiturën: “Tërmeti në Turqi, nuk kishte nevojë as të dërgonim tanke”.
Charlie Hebdo has sunk to a new low with their latest display of utter disrespect and disregard for boundaries. They show no limits in their pursuit of controversy, always ready to exploit tragedy and suffering for their so-called “satire”. https://t.co/ydyTYMsPFa
— Abdurrahim Boynukalın (@A_Boynukalin) February 7, 2023
Shumë figura publike dënonin sjelljen e botimit që synon nxitjen e përçarjes e konfliktit.
“Barbarë modernë! Mbytuni në urrejtjen tuaj,” shkruante zëdhënësi i presidenti turk Ibrahim Kalın, në Twitter.
Abdurrahim Boynukalın, përfaqësuesi turk në Londër i partisë AK Party në pushtet tha: “Ata nuk kanë kufij në ndjekje të konfliktimit”.
Katastrofa ka përfshirë një rajon të gjerë të dy vendeve dhe ka shkaktuar rreth 5000 viktima, pa llogaritur të pastrehët e të plagosurit.
Studime akademike kanë ekzaminuar karikaturat e kësaj reviste që kanë rezultuar prej vitesh anti-muslimane
Revista ka publikuar vazhdimisht karikatura të profetit mysliman Muhamed, imazhe të fëmijëve emigrantë të vdekur, viktima të virusit, të papëve, liderëve hebrenj apo dhe karikatura të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në 2020.
Top Channel