Punëtorë e fermerë përleshen me policinë kundër reformës së pensioneve në Francë (fotot)

07/02/2023 18:45

Protestues kundër reformës së kontestuar të rritjes së moshës së pensionit u përplasën sot me policinë në Nante, në perëndim të Francës, duke ruajtur nxitjen e lëvizjes grevave e protestave të dy javëve të fundit.

Propozimi presidentit Emmanuel Macron për rritjen e moshës së pensioneve dhe kufizimin e kafshëve të blegtorisë ka shkaktuar zemërim të gjerë në publik me demonstrata prej muajit të shkuar.

Politikat kanë gjetur opozicion si në parlament ashtu dhe në rrugët e Francës teksa Macron nis mandatin e dytë deri në vitin 2027.

Sindikata kryesore franceze CGT tha se 400,000 njerëz kanë protestuar në Paris deri në fund të muajit të kaluar, ndërsa autoritetet thonë se numri është më i vogël.

Sot kishte përplasje me policinë në qytetin e Nantes, siç ka ndodhur më herët në Paris e Rennes, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, shkruan rrjeti vendas AFP.

Kreu i sindikatës Philippe Martinez, tha se nuk do të ketë zbutje të protestave, por përshkallëzim të tyre nëse qeveria nuk heq dorë nga planet e kundërshtuara nga masat.

“Nëse qeveria do të vijojë të refuzojë të dëgjojë, atëherë gjërat do të përshkallëzohen,” tha ai.

Macron kërkon të rrisë moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç si dhe të caktojë një numër të detyruar vitesh për të marrë pension të plotë.

Por në demonstratat e javës që shkoi  më shumë se 1 milion njerëz dolën në rrugë në Francë ashtu si dhe në protestën e 19 janarit, sipas policisë.

Ndërsa grevat kanë prekur sektorin e transportit publik me vetëm gjysmën e trenave ndër-qytetarë në funksion.

FOTO GALERI
1/5
Protestues kundër reformës së kontestuar të rritjes së moshës së pensonit u përplasën sot me policinë në Nante, në perëndim të Francës

Top Channel