Kryeministri i Kosovës pas takimeve të së hënës ka pranuar siç thotë ai në parim, propozimin e BE-së si bazë e mirë për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Këtë e ka mirëpritur i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak që thotë se tash diskutimet do të zhvillohen në nivel të lartë.

E ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier thotë se me pranimin e planit të BE-së, Kosova e Serbia do të kenë përfitime.

Ndërkohë në Kosovë vlerësohet se Kurti është jotransparent sa i përket këtij plani, pasi që dyshohet se nuk ngërthen në vete njohjen reciproke.

Sipas analistëve, kryeministri ka pranuar edhe marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak gjatë së hënës vizitoi edhe Beogradin ku diskutoi me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç për planin e BE-së dhe dialogun Kosovë Serbi.

Top Channel