“Po na lënë të vdesim”/ Banorët e Turqisë të dëshpëruar dhe zhgënjyer, gërmojnë rrënojat me duar

07/02/2023 18:03

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi tronditi banorët të cilët janë të zemëruar për mënyrën se si po menaxhohet situata.

“Ne po na lënë të vdesim“, ulëriti një grua, ndërsa banorët po gërmonin nën rrënoja me duar.

Banorët e Antakias nuk janë vetëm të dëshpëruar, për vuajtjet që përjetojnë por edhe për mënyrën se si po vijon gjendja e jashtëzakonshme. Ata ndihen të braktisur dhe të zhgënjyer nga qeveria e tyre.

Persona të cilët po ndihmojnë në punë punë vullnetare në zonat e prekura, kanë deklaruar se ekipet e urgjencës në Hatay nuk janë mjaftueshëm të organizuar.

Ekipet e shpëtimit ndodhen në zonat e prekura, aty ku vijojnë kërkimet në mijëra banesa për të gjetur sa më shumë të mbijetuar. Bilanci i vdekjeve mbetet ende tragjik për Turqinë dhe Sirinë, aty ku numri ka arritur mbi 7 mijë, ndërsa mijëra të tjerë janë në spital.

Hatay ka një popullsi të madhe refugjatësh dhe afërsia e saj me Sirinë ka bërë që shumë të ikin përtej kufirit për të kërkuar strehim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA