Më në fund Ibra, suedezi rikthehet si një “ilaç” për Milanin e “sëmurë”

07/02/2023 16:15

Milan është duke kaluar një krizë të thellë rezultatesh me kuqezinjtë që nuk e kanë gjetur rrugën e fitores në shtatë ndeshjet e fundit.

Bilanci rëndohet edhe më tepër kur bëhet fjalë se në këto sfida, kuqezinjtë janë eliminuar nga Kupa e Italisë, kanë humbur finalen e Superkupës ndaj Inter dhe po ashtu dolën me kokën poshtë nga derbi i fundit përballë “kushurinjve” zikaltër.

Trajneri Stefano Pioli është në vështirësi dhe duket se në gjithë këtë errësirë, tekniku 57-vjeçar shpreson të buzëqeshë falë rikthimit të Zlatan Ibrahimovic. Sipas asaj që raporton Corriere Della Sera, suedezi duket se është gati për të marrë minutat e parë në këtë sezon dhe në sfidën me Torinon pritet të jetë në stol, për t’u aktivizuar më pas 10 deri në 15 minuta.

Një lajm tejet i rëndësishëm për kuqezinjtë pasi prezenca e Ibrës “lëkund” të gjithë ambientin dhe në këtë moment duket si një ilaç për skuadrën që ka humbur busullën dhe rrezikon ta hedhë në koshin e plehrave të gjithë sezonin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA