Manchester United është në proces rindërtimi dhe shumë i vëmendshëm ndaj mundësive që i paraqiten në merkato.
Siç raporton “Daily Mail”, “Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin sulmuesit të Napolit, Osimhen, për të cilin janë të gatshëm ta bëjnë blerjen më të shtrenjtë në histori (në Premier League) .
Kjo gazetë siguron se Manhester United po përgatit një ofertë për sulmuesin napolitan që do jetë mbi 120 milionë euro. Në rast se operacioni do të mbyllet me sukses, do të jetë shitja më e shtrenjtë në historinë e Napolit, duke tejkaluar 90 milionët që Juventusi pagoi për Higuain në verën e vitit 2016 dhe gati duke dyfishuar 64.5 milionët që PSG shpenzoi për Cavanin.
Osimhen është “ylli” i skuadrës kryesuese të Serisë A. Nigeriani ka shënuar 16 gola në 17 ndeshje në elitën e futbollit italian këtë sezon me një mesatare një gol për 89 minuta.
Top Channel