Një foshnje e sapolindur është shpëtuar mrekullisht nga rrënojat e tërmetit, por fatkeqësisht të njëjtin fat nuk kanë pasur nëna, babai dhe katër motrat e vëllezërit.
Kordoni i kërthizës së vajzës ishte ende i lidhur në momentin që u gjet nga forcat e shpëtimit, të cilët e dërguan me urgjencë në spital.
Në pamjet e përhapura në rrjet shihet se si një nga punonjësit e emergjencës, teksa e mban me dy duart, ia dorëzon me shpëjtësi infermierëve që ndoheshin aty pranë.
Tashmë foshnja ka mbetur e vetme, pasi e gjithë familja iu shua pas tërmetit tragjik në Siri. Një nga zonat më të goditura është Jandaris në Sirinë veriore, aty ku u gjet vajza e sapolindur. Rreth 25 përqind e qytetit u shkatërrua, duke u kthyer në rrënoja dhe gjendje katastrofike.
Një tjetër mrekulli ndodhi në fshatin sirian Qatma, aty ku tre gishtërinj të vegjël, të mbuluar me pluhur, që kalonin pranë shufrave të hekurta të thyera në një grumbull gërmadhash, ofruan një fije shprese për shpëtimtarët sirianë që vrapuan për nxjerrë nga aty djalin 4-vjeçar.
Pasi shtëpia e tij u shkatërrua nga lëkundjet e forta të tërmetit, ai mbeti i bllokuar në rrënoja.
Ahmedi sapo ishte zhvendosur në Siri së bashku me familjen e tij për shkak të luftës, por për fat të keq tërmeti i dha një tjetër gosditje të fortë.
Top Channel