Rasti i mbrëmshëm i denoncuar në Fiks Fare ku dy prindër bënin “biznes” me fëmijën e palindur  duke e shituar për 5000 euro, të tjera detaje u publikuan mbrëmjen e së martës.

Babai i fëmijës, sapo ka mësuar se nusja e tij ishte 7- muajshe shtatzënë dhe kishte djalë është shprehur se bashkëshortja e tij do lindë brenda muajit. Kjo me pretekstin se gruaja e tij i lindë fëmijët shtatanik. Ndërkohë  që më parë ai i kishte kërkuar të infiltruarit të Fiksit një parapagesë. Gjë  të cilën ky i fundit  nuk ia dha, sepse që në fillim me Nuredinin kishin rënë dakord që pas lindjes së foshnjës do të kryhej edhe pagesa prej 5 mijë eurosh. Por i infiltruari i Fiksit kërkoi që foshnja të lindë 9- muajsh, duke mos ndërhyrë në barrën e të shoqes.

Dy ditë më vonë, Embrah Nuredini, ka kontaktuar sërish me të infiltruarin e “ Fiks Fare” duke i kërkua një takimin urgjent. Takim i cili është kryer në afërsi të Urës Dajlanit, ku dy bashkëshortët Nurdini jetonin me  5 fëmijët e tyre. Embrah iu drejtua të infiltruarit të Fiksit se  gruan do ta dërgonte në Rrapishtë të Elbasanit. Atje i kishte rekomanduar një i njohur i tij që është një grua e vjetër, që i bën gratë të lindin  para kohe,  saktësisht në muajin e shtatë. Edhe pse nuk e ka të sigurt këtë, ai shprehet se është i vendosur për ta dërguar bashkëshorten atje, për të lindur fëmijën. Në një kohë që ajo nuk ka shfaqur asnjë shqetësim për shtatëzaninë e saj. Duke parë insistimin e vazhdueshëm të tij për lindjen e parakohshme të fëmijës,  gazetarët kanë insistuar në një lindje normale të nënës në muajin e nëntë të shtatzënisë së saj. Gazetarë janë shprehur se “ nëse fëmija nuk lindë nëntë muajsh ata do të tërhiqen për blerjen e fëmijës”.

Kjo ka bërë që babai i fëmijës të tërhiqej për momentin, duke kërkuar gjysmën e shumës së parave që ai kishte rënë dakord për shitjen e fëmijës. Ndërsa pjesën tjetër pas lindjes së fëmijës.

Disa orë pas transmetimit të investigimit të mbrëmshëm në Fiks Fare të rastit ku prindërit Nuredini bën pazare për  shitjen e  foshnjës së palindur 5 mijë euro,  menjëherë ka reaguar Policia e Durrësit  duke proceduar penalisht për trafikim të të miturve çiftin Nuredini.

Babai Embrah Nuredinit është arrestuar në flagrancë, ndërsa për nënën shtatzënë ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale ” Trafikim i të miturve”, mbetur në tentativë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA