Mbetën të varura me kokë poshtë për 25 minuta për shkak të një defekti në një park lojërash, gjykata urdhëron dy dëmshpërblim 550 mijë dollarësh për dy adoleshentet amerikane
Përdhunuesi serial David Carrick, ish-oficer policie prej më shumë se 20 vitesh në Londër është burgosur sot me një minimum prej 30 vjetësh për dhjetra përdhunime e sulme seksuale ndaj viktimave që kërkonin mbrojtje te ai.
Gjykatësja Cheema-Grubb dënonte 48 vjeçarin Carrick, për abuzim ‘monstruoz me besimin e viktimave të tij” teksa shërbente me policinë e Londrës.
Të paktën pesë nga viktimat e tij ishin prezentë në gjyqin e Carrick, për të parë sesi ai u dënua me një minimum prej 30 vjet e 239 ditë burg, para se të merrej në konsideratë për liri me kusht.
Gjykatësja tha se Carrick sillej ‘sikur të ishte i paprekshëm’, dhe që kishte kryer që ‘kishin lënë shenjë në forcën e policisë’.
Dje një nga viktimat tha sesi ish-polici e kishte përdhunuar dhe i kishte vendosur pistoletën në kokë në formë kërcënimi, ndërsa e kishte mbajtur me duar nga fyti.
Një tjetër viktimë tha se ai abuzonte me postin e tij si “oficer mbrojtjeje” që shpesh kishte të bënte me gratë e abuzuara, të cilave u thoshte “unë jam ligji, unë jam policia”.
Carrick ka pranuar tashmë 49 akuza në lidhje me të paktën 12 gra duke detyruar përsëri policinë britanike të kërkojë ndjesë për tolerimin e kriminelit me uniformë, pas disa rasteve te ngjashme.
Carrick u ndaua më në fund kur një grua vendosi ta denonconte në tetor 2021, pas publicitetit ndaj policit tjetër abuzues në Londër, Wayne Couzens.
Top Channel