Ish-polici londinez dënohet përjetë për dhjetra përdhunime gjatë 20 viteve në polici (fotot)

07/02/2023 19:22

Përdhunuesi serial David Carrick, ish-oficer policie prej më shumë se 20 vitesh në Londër është burgosur sot me një minimum prej 30 vjetësh për dhjetra përdhunime e sulme seksuale ndaj viktimave që kërkonin mbrojtje te ai.

Gjykatësja Cheema-Grubb dënonte 48 vjeçarin Carrick, për abuzim ‘monstruoz me besimin e viktimave të tij” teksa shërbente me policinë e Londrës.

Të paktën pesë nga viktimat e tij ishin prezentë në gjyqin e Carrick, për të parë sesi ai u dënua me një minimum prej 30 vjet e 239 ditë burg, para se të merrej në konsideratë për liri me kusht.

Gjykatësja tha se Carrick sillej ‘sikur të ishte i paprekshëm’, dhe që kishte kryer që ‘kishin lënë shenjë në forcën e policisë’.

Dje një nga viktimat tha sesi ish-polici e kishte përdhunuar dhe i kishte vendosur pistoletën në kokë në formë kërcënimi, ndërsa e kishte mbajtur me duar nga fyti.

Një tjetër viktimë tha se ai abuzonte me postin e tij si “oficer mbrojtjeje” që shpesh kishte të bënte me gratë e abuzuara, të cilave u thoshte “unë jam ligji, unë jam policia”.

Carrick ka pranuar tashmë 49 akuza në lidhje me të paktën 12 gra duke detyruar përsëri policinë britanike të kërkojë ndjesë për tolerimin e kriminelit me uniformë, pas disa rasteve te ngjashme.

Carrick u ndaua më në fund kur një grua vendosi ta denonconte në tetor 2021, pas publicitetit ndaj policit tjetër abuzues në Londër, Wayne Couzens.

FOTO GALERI
3/5
Gjykatësja tha se Carrick sillej 'sikur të ishte i paprekshëm', dhe që kishte kryer që ‘kishin lënë shenjë në forcën e policisë’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA