Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe plani i Bashkimit Evropian ia kanë shpeshtuar vizitat në Kosovë emisarit Miroslav Lajçak.

I dërguari i BE-së për dialogun drekoi të hënën në Kosovë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pas këtij takimi ku mori pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, i dërguari special Lajçak tha se temë diskutimi ishte plani evropian.

Kjo është në fakt vizita ime e 10-të që nga shtatori dhe sigurisht që kemi diskutuar për propozimin dhe gjithashtu përgatitjet për takim konstruktiv të nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç“, tha Lajçak.

Lajçak bëri të ditur se është njoftuar me gjashtë kushtet e Kurtit për Asociacionin, por shtoi se të gjitha marrëveshjet për të cilat është zotuar Kosova, duhet të zbatohen.

“Ne kemi diskutuar për këtë çështje dhe e kam informuar Kurtin për pozicionin tonë, por nuk kisha dashur ta bëjë publike një analizë ligjore për këtë çështje. Mendoj se ishte e dobishme që patëm këtë diskutim këtu. Çfarë duhet të përsëris sërish është se çdo gjë që është dakorduar në dialog duhet të zbatohen kjo është se si normalizimi do të ndërtohet”, u shpreh Lajçak.

Mirsolav Lajçak pasditen e së hënës ka udhëtuar për në Beograd për të takuar me agjendë të njëjtë edhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Përpos Lajçakut, Kurtit në zyrë i shkuan gjatë ditës dhjetëra ambasadorë, ku u njoftua se temë diskutimi ishte dialogu me Serbinë në përgjithësi e në veçanti marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA