22/12 22:33
Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi.
Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz Vural duke deklaruar se trupi i tij u nxor i pajetë nga rrënojat, ndërsa gruaja e tij u shpëtua.
Ndërsa deri në këto momente raportohet se numri i viktimave të tërmeteve që kanë goditur ditën e sotme Turqinë dhe Sirinë, ku më të mëdhenjt ishin me magnitudë 7.8, ka shkuar në mbi 3200 vetë, ndërkohë që ende mijëra të tjerë janë nën rrënoja.
Top Channel