Kastriot Robo, ambasador i Shqipërisë në Turqi në një intervistë telefonike për edicionin e lajmeve të mesditës në Top Channel, tregoi se si u përjetua ky tërmet tek banorët e Ankarasë.
I pyetur nëse ka patur qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Turqi, të prekur ky tërmet, ambasadori Kastriot Robo dha këtë përgjigje.
“Nuk ka të dhëna se shtetas shqiptarë të jenë viktima të tërmetit, në komunikim si me Ministrinë e Brendshme dhe të Jashtme nuk rezulton se ka shqiptarë të afektuar nga tërmeti. Vijojmë me komunikimet me autoritetet turke. Duhet thënë që prezenca e shqiptarëve në ato zona është e vogël nuk ka prezencë të shqiptarëve në ato zona, në juglindje të Turqisë”, tha ambasadori.
Ministria për Punët e Jashtme dhe Evropën ka vendosur dy numra telefoni për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, që mund të kenë qytetarët shqiptarë.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë Ankara:
+90 549 5611985
Konsullata e Republikës së Shqipërisë Stamboll:
+90 539 6566219
Top Channel