Dy raste të mos deklarimit të parave janë goditur nga policia në Aeroportin e Rinasit.
Një 33-vjeçar me iniciale V. K., banues në Elbasan gjatë kontrollit fizik, iu gjet një brez i improvizuar, në të cilën kishte fshehur 21 790 paund, me qëllim që të mos i deklaronte.
Po ashtu, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, malazezi V. K., 47 vjeç, të cilit, në çantën e dorës, i janë gjetur 10 000 franga dhe 800 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore.
Të dy janë ndjekur penalisht ndërsa 21 790 paundët, 10 000 frangat dhe 800 eurot janë sekuestrur nga policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose i sendeve me vlere”, për secilin nga këta dy persona.
Top Channel