Rrëzohet aksidentalisht nga kati i dytë 38-vjeçari në Vlorë, dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit! Transportohet drejt spitalit
06/02/2023 11:47
Një 38-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht ditën e sotme në Vlorë duke rënë nga kati i dytë.
Policia bën me dije se dyshohet se shtetasi O. J dyshohet të ketë qenë nën efektet e alkoolit ndërsa aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vlorë/Informacion paraprak
Gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi O. J., 38 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit. Aktualisht 38-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel